SHBA: Gailani dënohet me burg të përjetshëm

Gjykata në SHBA ka dënuar me burg të përjetshëm një shtetas të Tanzanisë, për rolin e tij në sulmet me bomba në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani.
Ahmed Gailani është i burgosuri i parë nga Guantanamo që dënohet nga një gjykatë civile në SHBA. Gailani u kap në Pakistan në vitin 2004.