Egjipt perleshje te tjera ne Kajro
Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, mes manifestuesve që po i drejtoheshin Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbështetësve të ushtarakëve në pushtet.
Manifestuesit janë ndaluar nga forcat e sigurisë që kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Kundër-manifestuesit kanë hedhur shishe dhe situata ka degjeneruar.