E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdoan: Pa kërkuar falje, s’ka marrëdhënie me Izraelin

Erdoan theksoi sot se është e "pamendueshme" për Ankaranë për të normalizuar marrëdhëniet me Tel Avivin, pa u kërkuar më parë falje.

"Për aq kohë sa Izraeli nuk kërkon falje për Turqi, të paguajë kompensim për familjet e viktimave dhe të heqë bllokadën e saj në Rripin e Gazës, një normalizim i marrëdhënieve është e ‘pamendueshme’”, tha kryeministri turk gjatë një takimi me ambasadorët palestineze në Stamboll.

Nga ana tjetër, Izraeli ka këmbëngulur për të mos kërkuar falje për vrasjen e civilëve turq, të cilët po udhëtonin për të çuar ndihma humanitare në Gazën e bllokuar prej vitit 2007 nga Izraeli. /Start/
 

                                                                                             2011-07-23 15:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›