Türk: Brenda 10 vitesh i gjithë Ballkani në BE

Ai vlerësoi se ftesa e bërë Kroacisë për tu bërë anëtare e BE-së në vitin 2013 paraqet sukses të madh, ndërsa u shpreh se perspektiva evropiane e Serbisë është forcuar pas arrestimit të të kërkuarit të fundit të Hagës, Goran Hadzic.
Sipas tij, Serbia këtë vit do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, e ndoshta edhe datën e fillimit të negociatave për përafrim, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit për 10 vjet do të bëhen anëtare të BE-së, transmeton Rel.
Ai përkujtoi se Mali i Zi ka fituar statusin e kandidatit në dhjetor të vitit të kaluar, kurse hyrja e këtij vendi në Bashkimin Evropian pritet të bëhet në vitin 2015 apo 2016. /Start/
2011-07-23 16:21