E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegji, mbi 90 të vdekur nga sulmi i tmerrshëm

Mjekët në Oslo thonë se të paktën 20 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani vetëm një person është i dyshuar në lidhje me ngjarjen, i cili ka përfunduar në prangat e policisë. Ai është Anders Behring Breivik,32-vjeç, me kombësi norvegjeze, anëtar i partisë së djathtë ekstremiste dhe antiislam i thekur.

Fillimisht ai hodhi një bombë artizanale në afërsi të ndërtesës së qeverisë dhe pak më vonë shkoi në një kamp të rinjsh të partisë liberale duke qëlluar me armë, e atje la më shumë se 80 të vdekur.

Kryeministri norvegjez Soltenberg, deklaroi sot se pjesa më e madhe e agjencive ndërkombëtare të zbulimit po bashkëpunojnë me organet norvegjeze për hetimin. "Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të marrë nga e gjithë bota, kryetarët e shteteve, të cilët dërguan mesazhe solidariteti dhe kanë ofruar ndihmë. Të gjithë kanë thënë se Norvegjia nuk e meritonte një sulm të tillë", tha ai ndër të tjerash.

Stolenberg vizitoi ishullin Otojo, një vend tepër i qetë i vizituar nga pushuesit, por tashmë do të mbahet mend për dhjetëra të rinj të vrarë. Dëshmitarët i kanë thënë policisë se autori i krimit i qëllonte të rinjtë në kokë, duke i lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, një firmë e tregtimit të plehut kimik, tha se 32-vjeçari kishte blerë gjatë muajit maj 6 tonë pleh artificial, nga i cili prodhohen edhe bombat artizanale. /Start/

                                                                                             2011-07-23 16:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›