Egjipt perplaset treni 17 te vdekur
17 persona kane humbur jetën dhe me shume se 100 kane mbetur te plagosur pasi një tren ushtarak ka dale nga shinat ne Kajro te Egjiptit
Treni ishte duke udhëtuar drejt një kampi ushtarak në Kairo, kur doli papritur nga shinat në zonën Badrashin të Gizas. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Incidenti ndodhi, teksa treni ushtarak po drejtohej nga Egjipti i sipërm drejt Kairos.
Pasagjerët e plagosur në aksident janë dërguar në spital. Një dëshmitar tha se pa një duzinë trupash të vdekur në vendngjarjen e aksidentit.
Incidenti i fundit mund të rrisë presionin ndaj qeverisë për të përmirësuar sigurinë e trenave, e cila ne Egjipt është mjaft e dobët .
Nëntorin e kaluar 50 fëmijë vdiqën, pasi treni u përplas autobusin e tyre të shkollës.
4 vite më parë, 18 persona u vranë dhe rreth 12 të tjerë u plagosën, pas një përplasje mes 2 trenave pasagjerësh, sërish në zonën e Gizas. Ndërsa në 2002, një tren shpërtheu në flakë në Kairo, duke vrarë 373 persona.