Egjipt polici vret nje te krishter

Një polic jashtë shërbimit ka hapur zjarr në një tren në Egjipt, duke vrarë një të krishter. Megjithatë, ende nuk dihet nëse sulmi kishte karakter fetar.
Të paktën pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi, i kryer në një tren të linjës Asiut-Kajro.
Një oficer i policisë lokale ka deklaruar për mediat ndërkombëtare, se mes këtyre personave ka edhe të përkatësisë myslimane. Sipas burimeve, autori i krimit, i cili hipi në tren në stacionin e Samalutit, është arrestuar.
Ministri egjiptian i Brendshëm ka deklaruar se ai është identifikuar si oficeri Amer Ashour Abdel Zaher.
I njëjti burim ka shtuar se ai hapi zjarr me armën e shërbimit dhe më pas u largua, për t’u arrestuar më vonë në shtëpinë e tij.