E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi pershkallezohet dhuna nderhyn ushtria

Përshkallëzohet edhe më tej dhuna në protestat masive kundër kostos së jetesës dhe papunësisë në Tunizi.

Sipas opozitës vendase, në Ettadhamoun, lokalitet që ndodhet vetëm 15 kilometra larg kryeqytetit Tuniz, policia ka hapur zjarr ndaj manifestuesve dhe mendohet që ka viktima e të plagosur.

Protestuesit kanë qëlluar me armë kundrejt ndërtesave të institucioneve publike, ndërkohë që në ndihmë të agjenteve të policisë është aktivizuar edhe ushtria.

Tunizia prej disa ditësh ndodhet nën furinë e protestave popullore që kundërshtojnë shtrenjtimin e disa produkteve jetësore si dhe ndaj mungesës së vendeve të lira të punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›