Egjipt Vatikani Jo pershkallezimit te dhunes fetare
Selia e Shenjtë ndan të njëjtin shqetësim me autoritetet egjiptiane për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës fetare në vend.
Ministri i Jashtëm i Vatikanit, Imzot Domenik Mamberti pati një takim me ambasadoren egjiptiane pranë Selisë së Shenjtë, Lamya Aly Hamada Mekhamar.
“Selia e Shenjtë ndan me popullin egjiptian të njëjtin shqetësim për atentatin e Aleksandrisë”, tha Mamberti.
Ambasadorja Mekhamar zhvilloi takimin me Imzot Mambertin pas rikthimit në Vatikan. Ajo u thërrit në Kajro pas atentatit të Aleksandrisë për konsultime.