Kosove konfiskim targave te reja serbe

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka urdhëruar sekuestrimin e targave të Serbisë, të lëshuara nga ky vend për rajonet e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit, Fisnik Rexhepi, i cili ka saktësuar se urdhëri vlen për targat e reja dhe jo për ato të vjetra, me të cilat banorët serbë të Kosovës mund të qarkullojnë lirshëm.
“Pasi kemi parë që autoritetet në Serbi kanë vazhduar me taktikën e vjetër të lëshimit të targave serbe për banorët serbë të qyteteve të Kosovës, ministri Rexhepi ka urdhëruar ndalimin e të gjitha mjeteve motorike që bartin ato”, ka deklaruar Rexhepi.
Ai ka shtuar se ende nuk ka një vendim për penalizimin e atyre qytetarëve serbë që ende bartin targat e vjetra, para vitit 1999.