Kosovë, PDK e ndarë rreth idesë së Limajt

Ideja e nënkryetarit të parë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Limaj për reformimin e brendshëm të partisë së tij, sipas modelit një anëtarë një votë ka ndarë disa nga anëtarët e këtij subjekti politik.
Megjithatë ka të tjerë që e mbështesin këtë nismë të Limajt, sikurse shumë prej tyre e konsiderojnë të nevojshme meqë ky propozim reformator të diskutohet në forumet e partisë, shkruan "Zëri".
Mirëpo, në dallim nga anëtarët e kryesisë së PDK-së, analistët në Prishtinë vlerësojnë se ideja e njeriut të dytë të PDK-së ka për qëllim vendosjen e diktaturës brenda kësaj force politike.
Pavarësisht dallimeve që ekzistojnë rreth propozimit të fundit të shfaqur nga nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj, që partia e tij zgjedhjet e ardhshme t`i zhvillojë sipas modelit një anëtarë një votë, megjithatë bashkëpartiaku i tij Hajredin Kuçi, i cili konsiderohet "krahu i djathtë" i kryeministrit Hashim Thaçi, ka thënë se një gjë e tillë do të diskutohet brenda strukturës partiake.