E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeleku me ajër të kondicionuar

KINE - Vala e të nxehtit kohëve të fundit në jug të Kinës ka bërë që jelekët me ajër të kondicionuar të rriten në popullaritet dhe mbi katër mijë të tillë tashmë janë shitur në tre muajt e fundit, sipas një raporti të gazetës China Daily.

Jeleku mban të freskët përdoruesit, duke qarkulluar ajrin e ftohtë përmes tubave të vogla brenda jelekut. Kredituar për dizajnin e këtij jeleku të veçantë është Wang Yan, një biznesmen nga Nantong, në provincën Jiangsu.

Jeleku është bërë prej pëlhure të papërshkueshme, që mban ajrin e ftohtë brenda. Ajri i kompresuar futet përmes një tube brenda jelekut dhe tuba prodhon një rrjedhje të ajrit të ftohtë brenda jelekut. Jeleku mund të ulë temperaturën deri në 20 gradë Celsius.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›