Egjipt, vritet djali i kreut të Vëllazërisë Myslimane
KAJRO - Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë hyrë në një xhami në kryeqytetin Kajro, e cila gjatë natës ishte mbushur plot me protestuesit islamistë. Sipas raporteve, mbrëmë vonë forcat e sigurisë depërtuan në xhaminë Al-Fateh, ku po qëndronin qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, pas përleshjeve vdekjeprurëse ditën e Premte, nga të cilat u vranë më se 90 njerëz. Nga luftimet, viktimë ka mbetur edhe djali i liderit të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie.
Por, në Egjipt duket se do të ketë edhe më tepër dhunë, pasi gjatë javës së fundit, në përleshjet ndërmjet policisë dhe mbështetësve të presidentit të përmbysur Muhammad Morsi, u vranë më se 700 njerëz.
AFP raporton se Ministria e brendshme e Egjiptit ka njoftuar se më se një mijë mbështetës të Vëllazërisë Myslimane u arrestuan ditën e Premte. Trazirat e fundit u bënë në kuadër të protestës së ashtuquajtur “Zemërimi i së Premtes”, që ishte shpallur nga Vëllazëria Myslimane në shenjë të reagimit për vdekjen e më se 600 njerëzve ditën e mërkurë, teksa forcat e sigurisë shkatërruan dy kampe protestuese të mbështetësve të zotit Morsi.
Ndërkohë mes thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për paqe, ka ardhur edhe lutja e papa Franceskut, i cili ka bërë apel për t’i dhënë fund konfliktit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)