E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, protesta

Mijëra egjiptianë kanë protestuar në rrugët e Kairos duke kërkuar rrëzimin e regjimit 30 vjeçar të Hosni Mubarak. Të inspiruar nga zhvillimet e fundit në Tunizi, rreth 20 mijë egjiptianë janë konfrontuar me policinë nën parrullat "Poshtë Hosni Mubarak" dhe "Tunizi Tunizi". Policia ka përdorur gas lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e cila qëllonte në drejtim të tyre me gurë shishe dhe sende të tjera të forta. 60 persona u shtruan në spital, si pasojë e plagëve, ndërkohë që nga mediat lokale bëjnë me dije se një antar i forcave të policisë mbeti i vdekur nga revoltat.
 

Ndërsa nga protesta në qyetin e Suezit dy persona tjerë mbetën të vrarë. Egjiptianët kanë të njëjtat ankesa që çuan dhe tuzianët në rrugë siç janë ato të rritjes së çmimeve të ushqimit, varfërinë dhe sundimin autoritar. Ata u organizuan ditë më parë në protesta më të vogla në qytetete të tjera egjiptiane dhe këtë martë zhvilluan protestën e madhe në kryeqytetine Kairos. Burimet policore deklaruan se rreth 15 persona janë arrestuar, për organizmim dhe shtaktim të trazirave.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se "Qeveria e Egjiptit është e qëndrueshme". "Vlerësimi ynë është se Qeveria egjiptiane është e qëndrueshme dhe është në kërkim të mënyrave për tiu përgjigjur nevojave legjitime dhe interesave të popullit egjiptian", ka thënë Klinton.
Protesta në Kairo u zhvillua pas thirrjes nga aktivistë në rrjetet sociale për atë që ata e quajtën "ditë revolte".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›