Egjipt, protestuesit kërkojnë largimin e gjeneralit

Qindra demonstrues kanë qëndruar sot në Sheshin Tahrir në Kajro, në shenjë proteste kundër shefit të armatës së Egjiptit, Mohamed Husein Tantavi, i cili është ministër i mbrojtjes dhe udhëheqës i Këshillit ushtarak të Egjiptit, që aktualisht qeveris këtë vend.
Demonstruesit, gjithashtu ishin të zemëruar në ushtarët, që shkatërruan kampin e tyre dje herët në mëngjes, ku u vra një person dhe u plagosën afro 70 të tjerë.
Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, që po udhëheq Egjiptin, prej përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, ka njoftuar se do të zëvendësoj disa guvernatorë lokalë, që ishin nominuar nga ish presidenti Mubarak.
Megjithatë, gjeneralët nga ky këshill sot në mëngjes kanë tërhequr vërejtjen se janë të gatshëm ta përdorin forcën për të larguar demonstruesit nga Sheshi Tahrir në Kajro.