E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pilotët serbë “mbrojnë” Gaddafin

Mercenarët serbë vazhdojnë të mbajnë barrën qëndrore të luftës së Gaddafit kundër forcave ajrore ndërkombëtare. Fatima Mahmoud, anëtare e Këshillit Kombëtar të Rrebelëve, i ka thënë mediave kroate se mercenarë nga vende të ish Jugosllavisë, veçanarisht ata nga Serbia janë shtylla qëndrore e mbrojtjes së forcave të Gaddafit.
 

“Kjo është fakteqësi, sepse ata kanë përvojën e duhur dhe Gaddafi është i gatshëm ti paguaj sepse ka para ta bëjë një gjë të tillë” ka thënë ajo. Fatima, e cila ka qenë një aktiviste për të drejtat e njeriut, ka shtuar se shumë shpejt do të rrëzohet regjimi i Gaddafit dhe do të identifikohet numri i saktë i mercenarëve që po e ndihmojnë Gaddafin.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet kolonelit dhe Serbisë kanë vazhduar që nga koha e Jugosllavisë, ndërsa janë mbajtur edhe në periudhën e Millosheviçit dhe pas tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›