Zv/ministri i Jashtëm australian në Tiranë, takon Topallin

Dy personalitetet ndanë mendimin se kjo vizitë është një pikënisje për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve si dhe nxitjen e nënshkrimit të memorandumeve e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
“Së pari, dua t’iu them se Shqipëria është një vend shumë i bukur. Është hera e parë që vij këtu dhe impresioni është shumë pozitiv. Duke lexuar mbi të kaluarën tuaj të vështirë, jam i bindur dhe konfirmoj se ju keni lënë pas gjurmët e errëta të regjimit komunist që keni përjetuar dhe jeni në rrugën e përparimit të shpejtë”, u shpreh Marles.
Ai tha se në Australi jeton dhe një komunitet shqiptar, i cili në vlerësimin e tij ka ndikuar në njohjen e traditave dhe kulturës shqiptare atje. Kryetarja Topalli njohu z.Marles me arritjet dhe reformat e suksesshme që Shqipëria ka shënuar në vitet e fundit, investimet në infrastrukturë, turizëm, dixhitalizim, e veçanërisht në fushën e ekonomisë ku dhe shprehu interesin për nxitjen e investimeve australiane në vendin tonë.
“Ne jemi në rrugën e transformimit. Shqipëria, një vend i rrethuar nga kriza, falë filozofisë së suksesshme të reformave nuk ra në recension dhe është i vetmi vend në Europë që vijon prej disa vitesh resht të shënojë rritje ekonomike. Potencialet dhe resurset shqiptare janë një mundësi reale për shndërrimin e investimeve në histori suksesi, falë dhe klimës së favorshme që qeveria shqiptare ofron në mbështetje të investitorëve të huaj”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit. /Start/
2012-04-20 15:53