E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet një nga anëtarët e Gj. Kushtetuese

Letra e dorëheqjes i është dorëzuar kryetarit të kësaj gjykate, Bashkim Dedja.

Mësohet se motivi i dorëheqjes është protesta publike për zgjatjen e paarsyeshme dhe antikushtetuese të mandatit të tij, teksa mazhoranca i ka ngrirë emërimet e reja në këtë Gjykatë deri në vitin e ardhshëm.

Mandati 9-vjeçar i ka përfunduar prej më shumë se një viti dhe duket se kjo nuk i ka pëlqyer edhe aq, ku zakonisht zyrtarëve të lartë iu pëlqen të qëndrojnë sa më gjatë në poste.

Mësohet se gjyqtari Plloçi, është një nga tre anëtarët që votoi pro ankesës së Presidentit Topi për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për ngritjen e emërimeve deri në vitin e ardhshëm.

 Por, me largimin e këtij gjyqtari, Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur 8 anëtarë, çka e vështirëson veprimtarinë e mëtejshme të këtij institucioni që trajton çështjet kushtetuese në vend. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-04-20 16:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›