Egjipt qendrat elektorale dy dite hapur

Ditët elektorale për zgjedhjet e para legjislative në Egjipt, të parat pas rënies nga pushteti të Mubarak, do të jenë dy dhe jo një.
Lajmi bëhet i ditur në një dekret të firmosur nga këshilli ushtarak, në të cilin nuk jepen detaje të mëtejshme.
Gjithësesi, mësohet se i pari nga tre turnet elektorale të zgjedhjeve legjislative do të nisë të hënën e ardhshme.
Ndërkohë, mijëra manifestues kanë braktisur sheshin Tahrir ku ishin mbledhur gjatë paradites, për të bllokuar rrugën që të con tek selia e këshillit të ministrave.
Ata synojnë të EgjiptiEgjipt, priten sërish protesta e tensionEgjipt, ushtarakët caktojnë kryeministrinEgjipt, lirohen tre studentët amerikanë pengojnë hyrjen e kryeministrit në detyrë Kamal El Ganzuri. Manifestuesit mbajnë parulla të tipit “Jashtë, jashtë” dhe “Populli do ta përzërë marshallin”, duke iu referuar kreut të këshillit ushtarak egjiptian.
Demonstratat e ditëve të fundit në Kajro janë më të fuqishmet që kanë ndodhur në vend, që prej rrëzimit të regjimit të presidentit Mubarak, në muajin shkurt.
Qytetarët kundërshtojnë këshillin ushtarak, i cili kërkon që të jetë një autoritet suprem, që të japë fjalën e fundit për cdo vendim të rëndësishëm të vendit.
Pretendenti kryesor për të fituar zgjedhjet është fraksioni i Vëllezërve Myslimanë, i cili megjithatë nuk ka marrë pjesë në protestat që zgjasin prej ditësh.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Votohet në parim buxheti 2012
PS ofroi 8 propozime. Berisha: Politikë e dështuar
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Plani i ri urbanistik i Tiranës