E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO vret 14 ushtare pakistaneze


Zyrtarët  pakistanezë akuzuan NATO-n se ka vrarë të paktën 14 ushtarë të ushtrisë së Islamabadit gjatë një sulmi ajror në zonat kufitare me Afganistanin.

Sulmi, sipas tyre, ka ndodhur në zonën tribale të Mohmandit dhe në të kanë marrë pjesë disa helikopterë të Aleancës që janë ngritur nga një bazë afgane.

Sulmi, sipas agjencisë Reuters ka ndodhur rreth orës 02:00 me orën lokale, të ditës së shtunë. Ushtarët pakistanezë të vrarë në këtë sulm mësohet se kanë qenë 1.5-2 kilometër larg kufirit më Afganistanin, ku kishin ngritur një postbllok.

Aleanca nga ana e saj ka reaguar duke deklaruar se ështe vënë në dijeni të një “incidenti” dhe se ka nisur hetimet për zbardhjen e tij, ndërsa zyrtarët pakistanezë deklarojnë të “inatosur” se sulmi i NATO-s ishte një sulm i paprovokuar dhe diskriminues.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte incidenti më i rëndë ku përfshihen trupat e NATO-s dhe do të komplikonte edhe më shumë marrëdhëniet e vështira të Shteteve të Bashkuara me Pakistanin, marrëdhënie këto që janë tensionuar pas operacionit blitz të marinsave amerikanë që coi në vrasjen e Osama Bin Laden më 2 maj të këtij viti.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Votohet në parim buxheti 2012

PS ofroi 8 propozime. Berisha: Politikë e dështuar
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Plani i ri urbanistik i Tiranës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›