Rafati kishte frike nga gabimet

Babak Rafati, arbitri gjerman i cili tentoi vetëvrasjen të dielën e kaluar pak para se të zbriste në fushë për gjykimin e një ndeshjeje të Bundesligës, nuk duroi dot “presionin e mediave” dhe “frikën e gabimeve” në fushën e lojës, sipas avokatit të tij.
Të dielën e kaluar Rafati preu damarët në tualetin e dhomës së hotelit disa orë para se të arbitronte takimin Koln-Mainz. Nëpunësit e hotelit e gjetën pa ndjenja dhe e dërguan menjëherë në një spital të Këlnit, ku gjyqtari qëndroi dy ditë i shtruar dhe tashmë po trajtohet për depresion.
Avokati shpjegoi të premten motivet kryesore të kësaj tentative vetëvrasjeje: “Zoti Rafati mendon se kjo gjendje erdhi për shkak të presionit të madh që kanë ushtruar mediat mbi performancat e tij në ndeshjet e kampionatit gjerman të futbollit së bashku me një ndjenjë frike ndaj gabimeve në gjykim që mund të bënte. Këto 2 faktorë i krijuan një ngarkesë të madhe psikologjike.”
Në komunikatë bëhet e ditur se Babak Rafati vuante nga depresioni prej një viti e gjysmë dhe se “problemet e përditshme i dukeshin të papërballueshme”.
Gjithsesi, avokati thekson se klienti i tij nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në gjykim pasi të ketë kapërcyer problemet shëndetësore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Seria A, Udineze mposht Romën
Udineze mposhti ekipin e Romës me rezultatin 2-0 në takimin e parë të javës së 13-të të Serisë A, duke u ngjitur e vetme në krye të renditjes. Inter, dëmtohet Lucio
Inter, pas dëmtimit të Snejder, humbet edhe Lucion. Mbrojtësi brazilian ka pësuar një tërheqje muskulare në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Trabzonsporit dhe do të qëndrojë një muaj pushim. Real Madrid, Kaka’ mungon sërish
Kaka’, Ricardo Carvalho dhe Alvaro Arbeloa nuk do të jenë të gatshëm për derbin ndaj Atletico Madrid. Ronaldinho në version porno
Ronaldinho bën që të flitet sërish për çështje që nuk kanë aspak lidhje me futbollin. Milan, Nesta 1 muaj larg fushave
Alessandro Nesta, qendërmbrojtësi i Milanit, do të qëndrojë 1 muaj larg fushave për shkak të dëmtimit që pësoi të mërkurën ndaj Barcelonës.
Lajmet kryesore
Votohet në parim buxheti 2012
PS ofroi 8 propozime. Berisha: Politikë e dështuar
Kuvend, replika Blushi-Berisha
Bruksel, Rama takon Papandreun
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Plani i ri urbanistik i Tiranës