E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet makina ne ecje

Një makine është përfshirë nga flaket  ne autostradën Lushnje -Rrogozhine ne vendin e quajtur Bishti i Zhurit.
Sipas policisë drejtuesi i makinës tip “mercedes benz 220” me targa AA 520DY ka njoftuar policinë se makina e tij ishte përshirë nga flaket dhe vete është larguar nga vendngjarja.
Zjarrfikëset nga Kavaja mundësuan shuarjen e zjarrit te makinës e cila ishte shkrumbuar totalisht, duke kane  shmangur  ndonjë incident tjetër me mjetet qe qarkullonin.
Policia ka nisur  hetimet për shkaqet e rënies se zjarrit ne makine. Gjithashtu po punohet për identifikimin e pronarit te mjetit  dhe për zbulimin e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›