E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, sot priten protesta pro Morsit

Ushtria egjiptiane ka paralajmëruar se do të përdorë forcën për të luftuar dhunën dhe terrorizmin, pas njoftimeve  se sot do të mbahen protesta nga mbështetësit e presidentit të rrezuar Muhamed Morsi.

Shefi i Ushtrisë së  Egjiptit  Gjeneral Abdel Fatah al-Sisi  dy ditë më parë  bëri thirrje që ti jepej një  mandat  ushtarak për t’u përballur me potencialin e terrorizmit sipas tij.

Mbështetësit  e Morsit pritet  të protestojnë për të kërkuar rivendosjen e tij. Kjo deklaratë e shefit të ushtrisë egjiptiane ka rritur frikën se në egjipt mund të nisë një luftë civile.

Disa analistë thonë se ushtria mund të përgatitet për ti dhënë një goditje të fortë mbështetësve të Morsit.

OKB ka bërë thirrje për lirimin e tij ndërsa që prej 3 korrikut  ende nuk dihet se ku mbahet nga ushtria egjiptiane.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun i bëri thirrje ushtrisë egjiptiane të lirojë Morsin dhe anëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Ndërkohë, qeveria e SHBA tha të enjten se ajo nuk ka ndërmend të shpallë formalisht nëse në Egjipt ka ndodhur  një grusht shteti ushtarak .

Mohamed Morsi fitoi ngushtë zgjedhjet presidenciale në qershor 2012 për t’u bërë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, por kundërshtarët e tij e kanë akuzuarë  atë se është përpjekur  imponojë ligjet islamiste në vend.

Pas javësh të protestave të dhunshme  ushtria egjiptiane e largoi atë duke instaluar një qeveri të përkohshme në fillim të këtij muaji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›