E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, thirrje të arratisurve nga burgu i Trikallas: Dorëzohuni!

E ndërsa operacioni i forcave speciale greke vijon për kapjen e 8 të arrestuarve nga burgu i Trikalas në Greqi, vjen për herë të parë qëndrimi zyrtar i autoriteve shqiptare, dhe ky reagim bëhet nga Avokati i Popullit Igli Totozani.

Që nga arratisja e deri më tani, bilanci është 3 viktima nga shkëmbimet e zjarrit mes të arratisurve dhe policisë helene.

Në këtë situatë, Avokati i Popullit i bën thirrje të arratisurve nga burgu i Trikallasë në Greqi të të vetëdorëzohen me qëllim që të shmanget çdo incident apo humbje jete.

Avokati i Popullit e ka konideruar këtë ngjarje si një shqetësim serioz dhe për këtë arsye po shqyrton ankesën e familjarëve të njërit prej të arratisurve.

Ne mendojmë se vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, i cili pa dyshim do të sillte humbjen e jetëve të tjera dhe do të bënte që trajtimi i problemit tu kthehej organeve të drejtësisë. Dhe në të njëjtën kohë i kërkojmë Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të saj në shtetin Grek që të luajnë një rol aktiv negociues në funksion të dorëzimit të shtetasve shqiptarë dhe garantimit të jetës së tyre thekson Totozani.

Gjithashtu, Totozani shprehu keqardhjen për 3 viktimat ndërsa apeloj autoriteve të vendit të gjejnë të gjitha rrugët për të arrijen e një zgjidhje të kësaj situate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›