E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, takimi qeveri-opozitë pa ndryshime cilësore

Grupet opozitare në Egjipt thanë se propozimet e qeverisë mbi rrugët për t`i dhënë fund krizës politike nuk janë të mjaftueshme.

Grupi "Vëllazëria Myslimane", që zyrtarisht vazhdon të mbetet i jashtligjshëm, dhe formacione të tjera opozitare morrën pjesë në bisedimet e së dielës me qeverinë, pas 13 ditë protestash që synojnë largimin e presidentit Mubarak.

Qeveria ka propozuar ndryshime kushtetuese, të cilat opozita i cilësoi vetëm si një hap i parë.

"Vëllazëria Myslimane" tha se deklaratat e pas takimit "kishin qëllime pozitive, por nuk përfshnin ndonjë ndryshim thelbësor".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›