Klinton: Bullgaria të mos varet nga gazi i Rusisë
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka mbërritur sot në Sofje, në udhëtimin që ka për qëllim të bindë Bullgarinë, që të mos varet nga gazi i Rusisë.
Zyrtarët amerikanë thanë se zonja Klinton po promovon alternativa ndaj gazsjellësit të kontrolluar nga Rusia dhe zhvillimin e burimeve të reja të energjisë, me qëllim që të ketë një shumëllojshmëri të furnizimeve me naftë dhe gaz natyror.
Ata kanë thënë se sekretarja Klinton do t`u thotë autoriteteve bullgare se varëria e Evropës Lindore në energjinë e Rusisë, e bënë këtë rajon të ndjeshëm ndaj presioneve politike “jo të shëndosha” nga Moska.
Hillari Klinton mbërriti në Bullgari, pas pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë.