E Diel, 1 Nëntor 2026

Jordani, islamistët kërkojnë bojkot për Rusinë dhe Kinën

Islamistët në Jordani sot kanë kërkuar që myslimanët dhe arabët në mbarë botën, të bojkotojnë mallrat ruse dhe kineze, pasi këto dy vende i kanë vënë veto rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë.

Lideri i Vëllazërisë Myslimane, Hamam Said, tha se Rusia dhe Kina tregojnë se “ata po marrin pjesë në vrasjen e popullit të Sirisë”.

Duke vlerësuar se vetoja ishte sulm “kundër të gjithë arabëve dhe myslimanëve”, zoti Said tha se bojkoti do ta mbështeste “popullin e Sirisë, i cili kërkon liri dhe dinjitet”.

Njëherësh, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Tavakul Karman, gjatë fjalimit të saj të sotëm në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë, tha se të gjitha vendet duhet t`i dëbojnë ambasadorët e Sirisë dhe t`i tëprheqin diplomatët nga Damasku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›