E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, vazhdon gjykimi i Mubarakut

Presidenti i larguar i Egjiptit, Hosni Mubarak është dërguar në një gjykatë, pasi sot vazhdon gjykimi i tij për vrasjen e mijëra protestuesve.

Ish-lideri i Egjiptit Mubarak përballet me ekzekutim, në qoftë se dënohet për urdhërimin e vrasjeve të protestuesve, gjatë kryengritjes që e rrëzoi atë në shkurt të vitit të kaluar.

Në mes të seancave të gjykimit, ai është duke u trajtuar në një spital ushtarak, për shkak të një krize në zemër.

Gjykimi i Mubarakut nisi më 3 gusht dhe rifilloi javën e kaluar, pas tre muajsh pauze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›