Kritika për vëzhguesit e Ligës Arabe në Siri

Ndonëse vëzhguesit e Ligës Arabe janë në Siri dhuna dhe protestat ende vazhdojnë në qytete të ndryshme. Një komision i Ligës iu bëri thirrje vëzhguesve të organizatës të tërhiqen nga Siria pasi sipas tyre nëse aktet e dhunës vazhdojnë edhe para syve të vëzhguesve ato po përdoren nga presidenti Bashar al Assad si mburoje.
Kryetari i parlamentit arab Salem al Diqbassi tha se vëzhguesit janë në Siri me një mision faktmbledhës, ndërsa pohoi me keqardhje se nuk ka pasur ndonjë përmirësim të situatës.
Në disa qytete të Sirisë tashmë dhjetëra mijëra njerëz demonstruan edhe kundër delegacionit të Ligës Arabe, sepse ai nuk mundi të ndalojë gjakderdhjen. Zemëratë shkaktuan thëniet e kreut të delegacionit, i cili pas një vizite në qendrën e protestës Homs, kishte raportuar se nuk kishte vënë re asgjë për t`u shqetësuar. Rreth 60 vëzhgues janë në Siri për të verifikuar zbatimin e planit të Lidhjes Arabe, e cila bën thirrje për një fund gjakderdhjes,tërheqjen e trupave nga rrugat dhe lirimin e të burgosurve politikë. Edhe pse disa tanket janë tërhequr, snajperët janë të dukshëm gjatë demonstratave dhe mitingjeve.
Qeveria e Presidentit Bashar al-Assad thotë se është duke luftuar grupeve të armatosura, ndërsa sipas të dhënave nga OKB-ja rreth 5000 persona kanë vdekur që nga fillimi i protestave në muajin mars.