E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, zbulohetqyteti antik3500 vjeçar

KAJRO- Arkeologët zbuluan mbetje nga një qytet antik 3 500 vjeçar në Egjiptin e vjetër, njoftoi Ministria egjiptiane e Kulturës.

Ky zbulim u bë nga Universiteti Jeil në oazën Um El-Harga, rreth 200 kilometra në jug të Kajros. Vendi ndodhet në një rajon, ku në të shkuarën kalonin shumë tregtarë dhe që lidh luginën e Nilit me oazën dhe pastaj vazhdon në jug drejt Darfurit të sotëm në Sudan.

Qyteti e arriti lulëzimin gjatë perandorisë së mesme egjiptiane (1785 - 1665 p.e.r).
Janë gjetur mbetje nga furra antike, mes të cilave dy soba dhe një rrotë poçare, e cila është shfrytëzuar për përpunimin e kallëpëve të argjilit në të cilat egjiptianët e vjetër piqnin bukën.Sipas udhëheqësit të misionit arkiologjik, Xhon Darnell kjo do të thotë se qyteti me siguri ka qenë qendër e madhe për prodhimin e ushqimit
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›