E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, meshë për ndertë 100 vjetorit të lindjessë Nënes Tereze

NJU DEHLI- Një meshë solemne është mbajtur sot në shënim të përvjetorit të 100-të të lindjes së Nënës Tereze.

Mesha, që është udhëhequr nga kardinali Placidus Toppo, është mbajtur në selinë e Misionareve të Bamirësisë, një organizatë e motrave të nderit, që ishte themeluar nga Nëna Tereze, në këtë qytet të Indisë, para 60 vitesh.

Në këtë meshë u lexua edhe mesazhi i Papës Benedikti i 16-të, për Nënën Tereze.

Në meshë morën pjesë afro 1 mijë vetë. Ajo është edhe fituese e çmimit Nobel për Paqe.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›