Egjipt, zgjedhjet presidenciale zhvillohen në maj
KAJRO - Autoritetet egjiptiane njoftuan të mërkurën se më datë 23 dhe 24 maj, do të zhvillohen zgjedhjet e para presidenciale që nga rrëzimi i presidentit Hosni Mubarak, një vit më parë.
Kreu i komisionit të zgjedhjeve, Faruk Sulltan, tha se votimet do të zhvillohen nga 11 maji deri më 17 të po këtij muaji. Nëse do të jetë e nevojshme, balotazhi do të zhvillohet më 16 dhe 17 qershor.
Sulltan bëri të ditur se nuk do të ketë monitorues ndërkombëtarë në zgjedhje. Ai tha se rezultatet përfundimtare do të publikohen më 21 qershor, në përputhje me premtimin e udhëheqësve ushtarakë të Egjiptit për t’iu dorëzuar pushtetin civilëve në fund të qershorit.
(er.nu/BalkanWeb)