E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi i ekselencës, Berisha: Të përfitojnë dhe studentë nga Kosova e Maqedonia

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha tha sot, gjatë shpërndarjes së diplomave për studentët më të mirë, se "brenda vitit 2013 përfituesit e fondit të ekslenecës do të kapin shifrën 300. Rritja e numrit të studentëve ekselentë duhet të jetë parësore”.

Duke theksuar se këtë vit 63 kandidatë kanë përfituar nga fondi i ekselencës, kreu i qeverisë tha që objektiv për vitin 2013 do të rritja e cilësisë në arsimit si dhe shtimi i përfituesve të fondit të ekselencës me studentë shqiptare dhe nga jashtë vendit.
“Burokracia të mos jetë pengesë për ekselencën, të bëjmë gjithcka për të shtuar numrin e doktorantëve. Të përfitojnë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, diaspora si dhe cdo shqiptare nga Bota”, theksoi Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›