Korçë, në pranga dy të shpallur në kërkim

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u kap mbrëmë shtetasi Stiljan Pandeli Tollkuci, 23 vjeç, banues në fshatin Polenë të Korcës. Arrestimi i tij u bë pasi në datën 30.12.2011, në fshatin Polenë, në ambientet e një lokali, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale K.Z 26 vjeç. Autori ndiqet në gjendje të lirë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, sot rreth orës 02:30 u arrestua në flagrancë shtetasi Florjan Rruzhdi Fraholli, 27 vjeç, banues në fshatin Dardhas të Pogradecit, pasi në datën. 02.01.2012, në fshatin Verdovë (Pogradec), për motive të dobëta ka kanosur me pistoletë shtetasin me iniciale E.Gj, 18 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit, ndërsa materialet për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
/Start/E.B/
2012-01-03 16:24