E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt zhvleresohet monedha vendase

Me rezervat e dollarit drejt fundit dhe me një zhvlerësim prej 11 për qind të monedhës vendase, Egjipti po përballet me një nga krizat më të rënda financiare në historinë e tij.
Përpjekjet e bankës qendrore për të ruajtur qëndrueshmërinë kanë rezultuar një dështim të vërtetë dhe kanë detyruar drejtorin e saj që të japë dorëheqjen.
Problemi bëhet dhe më serioz në momentin që popullata importon me monedhën amerikane.
Rezervat e shtetit në kohën e Mubarak arrinin shumën e 36 miliardë dollarëve, ndërsa sot janë më pak se 13 miliardë.
Kajro është në pritje të një kredie prej gati 4 miliard eurosh nga Fondi monetar ndërkombëtar. Kredi që duket shumë larg pasi mungojnë garancitë. Për më tepër në një situatë politike të tensionuar qeveria do ta ketë të pamundur të imponojë një rritje taksash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›