Egjipt, 6 të vdekur me armë gjatë tubimit për rikthimin e Morsit
KAJRO- Serish situatë e tensionuar në Egjipt teksa ushtria ka shtënë me armë ndaj mbështetësve të ish-presidentit të rrëzuar nga pushteti Mohamed Morsi, duke lënë të vdekur 6 persona në Kajro, pikërisht pranë zyrave të Gardës Presidenciale. Lideri i Vëllazërisë Myslimane deklaroi menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë se protestat do të vazhdojnë deri në rivendosjen në pushtet të ish-presidentit Morsi.
Mijëra mbështetës të Morsit u mblodhën pranë një xhamie të Kajros duke protestuar kundër ushtrisë, me thirrjet se do ta mbështesin zotin Morsi deri në vdekje. Ushtria e rrëzoi Presidentin Morsi të mërkurën, një vit pas zgjedhjes së tij, dhe pezulloi Kushtetutën, duke thënë se e ndërmori këtë hap për shkak të rrezikut të një kryengritjeje popullore.
Një predikues i Vëllazërisë Myslimane të zotit Morsi tha se shumë njerëz janë gati të marshojnë kundër ushtrisë, por qëllimet e tyre janë paqësore. Vëllazëria Myslimane i ka dënuar veprimet e ushtrisë si një grusht shteti ushtarak i pajustifikueshëm dhe i paligjshëm. Shumë udhëheqës të këtij grupi janë vënë nën arrest shtëpiak, ndërsa zoti Morsi thuhet se ndodhet në paraburgim ushtarak. Ndërkohë, presidenti i përkohshëm, Adli Mansour, ka urdhëruar shpërbërjen e Parlamentit.
AMBASADORI SHQIPTAR NË EGJIPT
Ambasadori shqiptar në Egjipt, Nuri Domi në një lidhje telefonike me gazetaren e News24, Ola Burko bëri një paqsyrë të situatës teksa konfirmoi se një prej viktimave dyshohet se është ushtar.
“Nuk kemi një informacion të saktë për ngjarjes që po ndodhin këto momente. Thuhet se përkrahësit e ish presidentit Morsi ndodhen në disa shtete dhe po demonstrojnë për kthimin e presidentet Morsi pasi e quajnë një heqje të padrejtë. Flitet që në një zonë të Egjiptit, në Thinji, ka më shumë tensione dhe kanë humbur jetën dy ose tre ushtar, por duhen te konfirmohen. Sipas shtypit njëri ka qenë ushtra për të tjetër nuk është konfirmuar ende’, u shpreh ambasadori shqiptar.
Ambasadori shqiptar zhvillimet në Egjipt varen nga mënyra sesi do reagojnë mbështetësit e Morsit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ambasadori shqiptar theksoi se ende nuk dihet vendodhja e qartë e presidentit Morsi.
“Për mendimin tim situata në Egjipt do varet nga disa faktorë, si do reagojnë përkrahësit e morsit, dhe si do reagojë komuniteti ndërkombëtar cfarë emri do i vejë. Nëse demokracitë e mëdha do e titullojnë si grusht shteti do ketë pasoja negative. Nëse do jete qëndrim pragmatist situata do ketë efekte pozitive. Do ndikoje shumë nga qëndrimi që do mbajë koalicioni i tanishëm. Vendndodhja e Morsit nuk dihet ende, vetëm se po survejohet nga policia. U menduam fillimisht qe ushtria do gjende zgjidhej kompromisi, ku ushtria nuk ka marrë pushtet, por sesi po rrjedhin ngjarjes nuk mendoj se do arrihet qetësia shumë shpejt. Situata nuk mendoj se është në kufi të rrezikshmes, por pikëpyetjet qëndrojnë dhe tensionet nuk janë zhdukur”, tha ambasadori ynë në Egjipt.
(e.m/BalkanWeb)