E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festime dhe protesta në Egjipt pas rrëzimit të Morsit

05-07-2013 / Gazeta 55

Festa në Egjipt vazhdon por dhe revolucioni. Lëvizja e rebelevë Tamarod, frymëzues i mobilizimit që i dha jetë largimit të Morsit, i ka ftuar të gjithë që të rikthehen sërish në shesh. Kjo për të mbrojtur rezultatet që do të dalin nga zgjedhjet.
Deklarata për largimin e presidentit ka ndezur një atmosferë që nuk është e krahasueshme as me gëzimin e fundit të regjimit të Mubarak.
Vëllezërit myslimanë nga ana e tyre premtojnë se do të reagojnë ndaj grushtit të shtetit. Forcat e armatosura kanë përjashtuar masa të jashtëzakonshme apo arbitrare kundër grupeve politike por paralajmërojnë se çdo abuzim me të drejtën e protestës do të kërcënonte interesin kombëtar.
Presidenti i ri në detyrë, Adli Mansour, është betuar një ditë më parë, dhe vetëm pak orë më vonë një ushtar egjiptian u vra nga një grup islamikësh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›