Baronesha Ashton pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin
PRISHTINE- Përfaqësuesja e Lartë për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton do të udhëtojë të martën në Beograd, ku do të takohet me krerët e Serbisë, me të cilët do të bisedojë për përparimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.
Ndërkohë të mërkurën baronesha Ashton do të shkoje për vizitë edhe në Prishtinë. “E mirëpres vazhdimin e bisedimeve me liderët serbë dhe kosovarë, në mënyrë që të çojmë para dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tani”, ka thënë Ashton për mediat ne Prishtine.
Në kabinetin e saj, të hënën, më 8 korrik do të mbahet raundi i 13-të i dialogut mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.
(e.m/News24/BalkanWeb)