E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëdorëzohet autori i ngjarjes në Himarë – vihen në dyshim pseudomotivet etnike të aksidentit

Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës, shtetasi Ilir Muka, i akuzuar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në periferi të Himarës, ku pas përplasjes me makinë, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë, të cilat bëjnë të ditur se sot rreth orës 19.20, shtetasi i Ilir Muka, është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku ka deklaruar se vetëdorëzohet para organeve të rendit për t’ju përgjigjur akuzave në lidhje me ngjarjen. Pas vetëdorëzimit ndaj tij filluan të kryhen veprimet procedurale pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.
Mësohet se i riu ka qëndruar i fshehur në afërsi të Tiranës që prej së premtes kur u shpall në kërkim nga policia. Për kapjen e tij, policia kishte caktuar një shpërblimi prej 20 mijë dollarësh për këdo që jepte informacion që do të ndihmonte në arrestimin e tij.
Gjatë një interviste, babai i 20 vjeçarit Muka theksoi mbrëmjen e djeshme se i biri i kishte treguar në telefon se kishte shtypur aksidentalisht një person që nuk e njihte dhe më pas ishte larguar.
I ati e konsideroi të papranueshme faktin që djali i tij po akuzohet për racizëm, kur në të vërtetë ajo që ndodhi ishte një aksident rrugor. Halo Muka bëri të ditur se djali i tij kishte ndërmend të vetëdorëzohej në polici me qetësimin e situatës së krijuar në Himarë.
Banorët e Himarës reaguan ashpër pas vdekjes së 35 vjeçarit , duke bllokuar për orë të tëra aksin nacional Vlorë-Sarandë, në shenjë proteste, me pretendimin që ngjarja kishte motive etnike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›