E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti hyn ne diten e dyte te votimeve


Në Egjipt ka filluar dita e dytë e votimeve, në zgjedhjet e para që nga rënia e presidentit Hosni Mubarak, përmes protestave popullore që përfshinë të gjithë vendin.

Dita e parë e votimeve për një Parlament të ri ishte në përgjithësi e qetë. Procesi u zgjat me dy orë për shkak të radhëve të gjata dhe u regjistruan vetëm disa probleme sporadike.

Shumë protestues që kishin mbushur sheshin Tahrir e kanë bojkotuar votimin. Ekzistonte frika se votimi mund të shtyhej pas protestave që u zhvilluan kundër pushtetit të përkohshëm ushtarak, që zëvendësoi Mubarak.

Protestuesit druhen se Këshilli Suprem i Forcave EgjiptiEgjipti mes votimit dhe protestaveEgjipti voton, protestat vijojnë Egjipt, në kërkim snajperi që qëllon sytë të Armatosura, i drejtuar nga marshalli Hussein Tantawi, synon të marrë në dorë pushtetin.

Të paktën 41 protestues janë vrarë dhe mbi 2 mijë të tjerë janë plagosur në 10 ditët e fundit, kur tensionet janë rritur në shtetet kryesore të botës arabe.

Korrespondenti i BBC, Kevin Connolly thotë se shumë parti politike bien dakord se Egjipti ka hyrë në rrugën e trazirave të reja. Sipas tij, ky është tregues i një oreksi negativ për demokraci, ku liria e shprehjes është e fundit.

“Nuk ka pasur kuptim të votonim më parë. Zërat tanë ishin tërësisht të papërfillshëm”, deklaron për “AFP” Mona Abdel Moneim, një nga gratë që votojnë për herë të parë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Pavarësia i bën bashkë krerët e shtetit
Topi: Arsyeja dhe përgjegjësia, mbi cdo interes politik
Harresa e baballarëve të kombit
Libani raketa drejt Izraelit
“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›