Pavaresia i ben bashke kreret e shtetit

Ceremonia zyrtare me rastin e shpalljes së pavarësisë i bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik.
Pavarësisht akuzave dhe mos komunikimit institucional të një viti të shoqëruar me polemika, Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, Kryeparlamentarja Topalli ishin në krah të njëri-tjetrit në pritjen e dhënë në Pallatin e Brigadave.
“Nuk ka nderim më të madh sesa në vitin shekullor, Shqipëria të marrë ftesën e anëtarësimit për në BE, sesa të jetësojmë e forcojmë demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës, sesa të konsolidojmë shtyllat themelore të shtetit: institucionet e pavarura kushtetuese, sistemin funksional Festa e Pavarësisë“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë Harresa e baballarëve të kombitShqiptarët, protestë në Preshevë të drejtësisë, modelin e qeverisjes së mirë, të ndershme e transparente, si dhe misionin social të shtetit”, tha Presidenti, Bamir Topi në fjalën e tij.
Kreu i Shtetit iu referua edhe progresit që politika shqiptare ka bërë kohët e fundit.
“U harxhuan energji të pafundme në një debat politik joproduktiv, duke vendosur pa të drejtë, axhenda paralele partiake mbi ato publike e kombëtare. Ditët dhe javët e fundit politika është kthyer përsëri në institucione dhe në tryezën e dialogut. Shpresa dhe inkurajimi im, ashtu si e shumicës qytetare në këtë vend, është që arsyeja dhe përgjegjësia të dominojë mbi çdo interes tjetër politik, për t’i dhënë shoqërisë dhe shtetit shqiptar, pa vonesë dhe me cilësinë e duhur, reformat, klimën dhe rezultatet e duhura, që sigurojnë standardet e integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Kreu i Shtetit, Bamir Topi.
Presidenti Topi tha se 100 vjetori është një rast i mirë për të bërë një bilanc politik, për të mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe për të fituar kthjelltësinë e duhur për ecje më të shpejtë përpara.
Pas fjalës, Presidenti dhe Kryeministri u përshëndetën vec e vec me të ftuarit në Pallatin e Brigadave.
Berisha me pishtar në TOKB: Një vit i vizionit të ri
Ndërkaq, më herët tre krerët e lartë të shtetit ishin së bashku në një koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku është celur sipari i vitit të 100- vjetorit të Pavarësisë.
“Viti i 100 –vjetorit është një vit mirënjohje për të gjithë ata që flijuan jetën e tyre për të gëzuar ne sot larine si dhe mirënjohje për të gjithë miqtë që na kanë mbështetur në ditë të vështira. Ky është një vit i vizionit të ri për këtë vend”, tha Berisha me një pishtar në dorë.
Mbrëmja në Tiranë ka vijuar edhe me koncertin e organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku para qytetarëve interpretuan këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare. Atje përshëndeti Kryeministri Berisha dhe Kryebashkiaku Basha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Tej e përtej 28-s
Natasha Lako - Sikur të mos udhëtoja drejt Nju Jorkut në të enjten e fundit të këtij nëntori, nuk do të kisha krijuar asnjë lidhje mes Ditës amerikane të Thanksgiving ose të Falënderimeve dhe Ditës shqiptare të Flamurit, që festohet katër-pesë ditë më vonë.
28 Nëntori, të pavarur por jo të lirë
Andrea Stefani - Shqiptarët festojnë sot 99-vjetorin e pavarësisë, por jo atë të lirisë. Një pohim që tingëllon absurd për veshët e shumëkujt. Sepse si mund të jesh i pavarur dhe njëherazi jo i lirë?
Zbatimi i kritereve integruese
Për zbatimin e 12 kushteve kyce për integrimin e mëtejshëm të vendit në BE, Brukseli kërkon një marrëveshje të shpejtë mes Ministrisë së Integrimit dhe Komisionit Parlamentar përkatës, që drejtohet nga opozita. Zgjidhja për Gjykatën Administrative
Pas përpjekjeve më shumë se tre vjeçare për të votuar në parlament me shumicë të cilësuar projektligjin “për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” e për pasojë dështimin e kësaj odiseje që do të sillte funksionimin e Gjykatës Administrative, ministri i drejtësisë Eduart Halimi zbulon “asin nën mëngë” që sjell sipas tij fitoren e lojës. Kuvendi kundër telenovelave
Të premten, për fatin zhgënjyes shpesh të shqiptarëve dhe sidomos për fatin e keq të shtëpiakeve shqiptare, ishte seanca maratonë për miratimin e buxhetit.
Lajmet kryesore
99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë
Ceremoni në ditën e krijimit të shtetit shqiptar
Tetovë, 4 shqiptarë të arrestuar
Harresa e baballarëve të kombit
“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë