Gjirokaster tjeter konfiskim droge

Policia e qytetit të Gjirokastrës ka kryer në orët e para të mëngjesit të së martës një operacion kundër trafikut të kanabisit.
Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, uniformat blu kanë sekuestruar 98 kilogramë drogë, si dhe kanë shpallur në kërkim transportuesin.
Sipas burimeve, droga është zbuluar në një automjet të drejtuar nga shtetasi me iniciale V.A, 26 vjec nga Këlcyra.
Gjithashtu, mësohet se përmes operacionit, të koduar me emrin “Ngrica 2” është shmangur trafikimi i sasisë së lëndës narkotike drejt Greqisë.
Operacioni i sotëm vjen pas atij të së hënës, të zhvilluar po në Gjirokastër, ku policia konfiskoi 75 kilogramë hashash dhe shpalli në kërkim 4 banorë të Lazaratit.
Personat në fjalë po transportonin sasinë e lëndës narkotike kur papritur panë patrullat e policisë të dalin para tyre.
Ata braktisën sasinë e drogës dhe u larguan në këmbë për në fshatin Lazarat, ku policia vazhdon të mos hyjë duke e trajtuar si një tjetër shtet.
Ndërsa më herët gjatë muajit, një person u arrestua po në qytetin jugor, sepse po transportonte një sasi të konsiderueshme droge me automjetin e tij.
Policia e Gjirokastrës ishte njoftuar se në fshatin Lazarat, një automjet me targa italiane ishte furnizuar me lëndë narkotike të tipit hashash, për ta transportuar më pas për në Tiranë. Policia e ndaloi automjetin në dalje të Gjirokastrës dhe në një nga sediljet e saj gjeti drogën e paketuar.
Prej kohësh policia njofton se kap drogë që del nga Lazarati, por deri më sot nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion për të hyrë në këtë fshat dhe për të penguar njëherë e mirë tregtinë e vazhdueshme të drogës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Aksidentet rrugore, dy viktima
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Arrestohet drejtori i shkollës
Nga 2 deri në 4 milionë lekë për një dëftesë të shkollës së mesme “Jani Fullani” në Krastë të Martaneshit. Gjirokastër, sekuestrohen 75 kilogramë hashash
75 kilogramë hashash janë kapur nga policia e Gjirokastrës dhe katër banorë të Lazaratit janë shpallur në kërkim pas një kontrolli të policisë mëngjesin e së hënës. Aksident në gjueti, vdes 50-vjeçari
Një 50-vjeçar në rrethin e Shkodrës humbi jetën në gjueti në orët e para të së dielës, pas një aksidenti që besohet se u vetëshkaktua nga pakujdesia. Vidhen 27 ikona nga kisha e Shën Thanasit
Grabitet kisha e Shën Thanasit në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Lajmin e bëjnë të ditur burime të policisë lokale, të cilat thone se gjatë mbremjes se te premtes eshte thyer dera e kishes se fshatit dhe eshte demtuar ikonostasi.
Lajmet kryesore
Pavarësia i bën bashkë krerët e shtetit
Topi: Arsyeja dhe përgjegjësia, mbi cdo interes politik
Harresa e baballarëve të kombit
Egjipti hyn në ditën e dytë të votimeve
“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë