Egjipti mbyll televizionin ''Al-Jazeera''
KAJRO - Gjykata egjiptiane urdhëroi sot mbylljen përfundimtare të katër televizioneve duke përfshirë filialin egjiptian të televizionit ''Al-Jazeera'' dhe stacionin televiziv të "Vëllazërisë Myslimane".
Përveç ''Al-Jazeera''-s, ''Mubasher Misr''-it dhe ''Ahrar 25'', Gjykata Administrative e Kajros urdhëroi mbylljen e dy kanaleve të tjera islamike ''Al-Quds'' dhe ''Al-Yarmouk''.
Ndërprerja e transmetimit e ''Ahrar 25'' dhe disa kanaleve të tjera islamike u krye disa orë pas shkarkimit dhe arrestimit të presidentit islamist Mohamed Morsi nga ushtria më 3 korrik, ndërkohë që organizatat kryesore për mbrojtjen e drejtave të njeriut e denoncuan këtë akt në Egjipt.
Të dielën, tre gazetarë të huaj të pavarur që punonin për ''Al-Jazeera''-n në gjuhën angleze u dëbuan nga Egjipti.
(er.nu/BalkanWeb)