Gomonia me 27 persona zhduket në kanalin e Otrantos, pala italiane ndërpret kërkimet
VLORË - Ndërpriten kërkimet nga pala italiane për gomonen e cila dha alarmin SOS një natë më parë, duke kërkuar ndihmë nga salla operative italiane. Konfirmimi vjen nga policia kufitare shqiptare, e cila ka kontaktuar me Guardia Di Finanzia.
Koordinatori i operacionit nga pala shqiptare, Kreshnik Seitaj ka deklaruar se pritet vendimi i palës italiane për të mësuar nëse operacioni i kërkimit do të vijojë apo jo ditën e nesërme. Alarmi është dhënë nga një telefonatë ku një person kërkonte ndihmë në gjuhën italiane, duke deklaruar se në bordin e gomones ndodheshin 27 persona.
SHEFQET BRUKA PER ‘NEWS24’: ENDE ASNJE GJURME NGA GOMONIA
Ora: 18:25 - Drejtori i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale në Durrës, Shefqet Bruka deklaroi për “News24” se nuk ka ende asnjë gjurmë nga gomonia e zhdukur në kanalin e Otrantos. Sipas Brukës, aktualisht po vijojnë kërkimet në Adriatik për gjetjen e gomones, që sipas mediave italiane, dyshohet se është nisur nga brigjet shqiptare me në bord 27 persona.
Bruka bëri të ditur se thirrja për ndihmë ka ardhur nga një radio dhe është lokalizuar në pjesën italiane. Ai konfirmoi se pala shqiptare nuk ka kapur asnjë mjet në radar në momentin kur është dhënë alarmi. Sipas tij, ky alarm mund të jetë edhe fals, por autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen. Bruka theksoi se autoritetet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.
ENDE ASNJË GJURMË NGA GOMONIA E ZHDUKUR
Ora: 18:00 - Ende asnjë gjurmë nga gomonia që është nisur nga Shqipëria drejt Italisë me 26 emigrantë në bord. Mediat italiane shkruajnë se kërkimet janë duke vazhduar në një hapësirë të gjerë që përfshin brigjet e Adriatikut në Pulia, pas sinjalizimit të dhënë mbrëmjen e djeshme, në orën 23:00 nga Kapiteneria e portit të Barit për një gomone e cila ndodhej në vështirësi dhe që ishte nisur nga Shqipëria me rreth 26 apo 27 emigrantë në bordin e saj.
Në det po punojnë gjashtë motovedeta të Guardia Di Finances, madje kërkimeve u është bashkuar edhe një helikopter. Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, sinjalizimi për gomonen erdhi nga një person i cili ka njoftuar se ndodhej në bordin e saj dhe mjeti lundrues ishte në vështirësi, për shkak të një avarie në sistemin motorik. Kërkimet po vazhdojnë në një zonë që përfshin Barin, deri në Brindizi.
PALA SHQIPTARE ‘TËRHIQET’ PËR TU FURNIZUAR ME KARBURANT
Ora 9:45 Arian Osmani, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në një lidhje telefonike për News24, njoftoi se 2 anije të gatshme të Rojës Bregdetare, pasi kanë zhvilluar kërkime për gjatë gjithë natës janë tërhequr në bazë për tu furnizuar me karburant.
Gjatë gjithë natës sipas Osmanit janë zhvilluar kërkime, por mungesa e koordinatave të sakta ka vështirësuar shumë gjetjen e gomones me 27 persona në bord. Kërkimet vijojnë nga 4 anije dhe 1 helikopter i marinës italiane, ndërkohë që pritet një sinjal i tyre për bashkëpunim dhe rifillimin e kërkimeve nga pala shqiptare. Kërkimi tashmë fokusohet në rajonin e Pulias. Dyshohet se gomonia ka pësuar një defekt në motor.
“Që prej orëve të vona të ditës së djeshme janë angazhuar 2 anije për operacionin e kërkimit të shpëtimit njëra në Porto Palermo dhe një në Pashaliman. Janë zhvilluar kërkimet intensive, por për arsye të mungesës së koordinatave të sakta janë kthyer për tu furnizuar me karburant. Janë 4 anije dhe një helikopter i anijes italiane që po vijojnë kërkimet në rajonin e Pulias”, deklaroi Arian Osmani, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
“OPERACIONI” VIJNË NË NDIHMË 2 HELIKOPTERË TË FORCAVE BRITANIKE
Ora 10:15 Operacionit të kërkim-shpëtimit i bashkëngjiten dhe 2 helikopterë të trupave britanike, të cilët po zhvillojnë në Vlorë stërvitjen e përbashkët “Albanian Lion 2013” me Forcat e Armatosura Shqiptare.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se ka qenë pala italiane e cila ka kërkuar bashkëpunimin e trupave britanike, e cila i është përgjigjur thirrjes dhe po koordinon operacionin me bashkëpunimin e komandantit të Flotiljes shqiptare.
SUBI ZENELAJ: JEMI NË GATISHMËRI, PRESIM SINJALIN E ITALISË
Ora 10:30 Subi Zenelaj komandati Flotijes shqiptare në një lidhje direkte për News24, deklaroi se pala shqiptare është në gatishmëri dhe pret një sinjal nga pala italiane për rifillimin e operacionit të kërkim shpëtimit.
“Zonat e kërkim shpëtimit janë të ndara dhe vetëm me kërkesë të njërës palë zhvillohet kërkimet. Ne jemi të gatishmëri, pasi mendohet se gomonia të jetë më afër brigjeve të Italisë. Në operacion kanë marrë pjesë 2 anije të rojes bregdetare shqiptare dhe dy helikopter të forcave britanike”, tha Zenelaj.
KLANDESTINËT, NDIHMË NË GJUHËN ITALIANE
Ora 10:45 Gazetari Enrik Mehmeti raporton nga Vlora se klandestinët kanë kërkuar ndihmë në gjuhën italiane në kanalin 16 të bazës italiane. Kontakti i shkurtër dhe ndihma e kërkuar në gjuhën italiane e ka bërë të vështirë identifikimin e kombësisë së klandestinëve teksa dyshohet se janë nga Lindja e Mesme.
DURRËS, BRUKA: ENDE S’KA GJURMË NGA GOMONIA
Ora 11:00 Shefqet Bruka, drejtor i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale në Durrës në një lidhje telefonike me gazetaren Senada Jaho në News24, theksoi se deti nuk ka pasur dallgëzim aq të madh sa për të rrezikuar mbytjen e gomones. Defekti në motor sipas tij shkaktoi zhdukjen e mjetit.
“Pala shqiptare që në momentin që ka marrë njoftimin nga pala italiane është vënë në gatishmëri. Informacioni i marrë nga pala italiane, është se zona e kërkimit i takon palës italiane. Pala italiane ka lokalizuar mjetet e saj, por nuk ka neutralizuar asnjë person. Ka pasur dallgë, por jo në parametrat që të rrezikohet një mbytje gomoneje. Defekti ka ardhur nga defekti në motor. Po vlerësohet drejtim i erës, mundësia e devijimit nga zona ku ka kontaktuar për herë të fundit. Nuk ka informacion për gjetjen e gomones”, tha Bruka.
FORCAT BRITANIKE KTHEHEN NË BAZË
Ora 11:10 Dy helikopterët e forcave britanike kanë ndërprerë operacionin e kërkim-shpëtimit dhe janë kthyer në bazë.
Komandanti i Flotijes Shqiptare Subi Zenelaj bëri me dije se helikopterët e ndërprenë operacionin e kërkim-shpëtimit pas kërkimeve në të gjithë zonën tonë detare, por pa rezultat.
MEDIAT ITALIANE: GJENDET GOMONIA ME 20 KLANDESTINË NË PUGLIA
Ora 11:39 “Kthehet rreziku i emigrantëve në rajonin e Puglias”. Është titulli i theksuar nga mediat italiane në lidhje me lajmin e zhdukjes në det të klandestinëve në një gomone nga Otranto mbrëmjen e djeshme.
Alarmi është dhënë pas sinjalit të mbërritur në Kapitenerinë e portit të Puglias. Mediat bënë me dije se në brigjet e Monopolit është vënë re një gomone me 20 persona në bord teksa jetët e tyre janë në rrezik.
SEITAJ: KLANDESTINËT, KURDË
Ora 12:10 Koordinatori i operacionit të kërkim shpëtimit, Kreshnik Seitaj ka dhënë detaje të operacionit për gjetjen e gomones. Sipas Seitaj përvec 2 helikopterëve nga trupat britanike kanë ardhur në ndihmë dhe anija britanike HMS Bulwark, e cila ka zhvilluar kërkime në perëndim të Sazanit. Nga faksi mbërritur nga zyra e Romës, Seitaj bën me dije se klandestinët janë më kombësi kurde.
ZHDUKET GOMONIA ME 27 PERSONA NE BORD
Zhduket një gomone në det me 27 persona në bord, të cilët dyshohen të jenë klandestinë nga Lindja e Mesme. Lajmi u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili nëpërmjet një njoftimi për shtyp theksoi se Roja Bregdetare ka zhvilluar gjatë natës së djeshme një operacion kërkim-shpëtimi në kanalin e Otrantos, pas njoftimit të marrë nga Shërbimi SAR i Romës, Itali.
“Sipas komunikimit me MRCC Romë, dje më datë 2 shtator 2013, në orën 20.50, nga kanali i Otrantos është marrë një sinjal SOS nga një gomone me rreth 27 vetë në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë. Menjëherë në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm”.
Shefqet Bruka, drejtor i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale në Durrës në një intervistë për News24, konfirmoi fakti se drejtuesi i mjetit lundrues të zhdukur është shqiptar pasi ka qenë ai që ka komunikuar se gomonia po mbytet bashkë me klandestinët shqiptarë dhe kurdë.
“Ka një informacion të marrë nga qendra e kërkim-shpëtimit të Barit. Pala italiane ka angazhuar 4 mjete shpëtimi dhe 1 helikopter. Pala shqiptare dy mjete dhe helikopterin britanik. E gjithë hapësira mbi kanalin e Otrantos është kontrolluar nga ne dhe njëkohësisht pala italiane po kërkon në brigjet e saj. Ka thirrje nga një person në gjuhen shqipe që institucionet ligj-zbatuese e kane regjistruar që kërkon ndihmë për shkak të dëmtimit të gomones dhe futjes së ujit. Fatkeqësish nuk është lokalizuar thirrja e cila erdhi nga numri. Personi nuk thotë ku ndodhet vetëm thotë se ka klandestinë shqiptarë dhe kurdë”, tha Bruka.
Pala shqiptare ndërpreu operacionin e kërkim-shpëtimit sot për tu furnizuar me karburant, teksa njoftoi se edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se gomonia me klandestinë ka pësuar një defekt në motor, ndërkohë që kërkimet po vijojnë në rajonin e Pulias nga 4 anije dhe 1 helikopter italian. Gjithsej në operacion u përfshinëfillimisht 2 anije të rojes bregdetare shqiptare, 2 helikopterë të trupave britanike që po kryenin stërvitje në bazën e Pashalimanit, 4 anije dhe 1 helikopter italian.
(e.m/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Zhduket gomonia me 27 vetë, drejtuesi i mjetit shqiptar: Jam me bashkëkombas e kurdë VIDEO: Humb gomonia me 27 klandestinë kurd, vijojnë kërkimet