E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani: Do të zbatoj Kushtetutën për dekretimin e qeverisë së re

03-09-2013 / Gazeta 55

Ligji themeltar sqaron në detaje hapat dhe procedurën

Seanca e parë e legjislaturës së ardhshme e do të mblidhet të hënën e ardhshme, datë 9 shtator. Kushtetuta sqaron në detaje hapat për thirrjen e deputetëve të zgjedhur në seancë plenare. Neni 67 i saj, saktëson se “Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati”. Nga Vlora, kreu i shtetit Bujar Nishani, theksoi se do të respektojë përcaktimet kushtetuese në raport me pushtetin legjislativ.
Pas mbledhjes së seancës së parë plenare të legjislaturës së re, Presidenti i Republikës, është i detyruar nga ligji themeltar i shtetit të emërojë Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
Neni 97 i Kushtetutës, saktëson se kryeministri i emëruar i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Kabineti qeveritar, emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. Ndërkohë që dekreti presidencial shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Sipas nenit 99 të Kushtetutës, para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›