E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti ne diten e 12-te te protestave masive

Në ditën e 12 të protestave pritet gjithashtu që të diskutohet  rreth kalimit të pushtetit nbë duart e një autoriteteti të përkohshëm. Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak është takuar me ministrat e kabinetit të tij në një përpjekje për të ringjallur ekonominë. Sot do të hapen bankat e nesër dhe bursa e Egjiptit. Kriza po i shkakton vendit humbje në masën 310 milion dollarë në ditë. Përsa i përket ultimatumit, Mubarak ka qëndruar stoik.

Ai nuk ka reaguar ndaj kërkesës për një dorëheqje. Opozita kishte kërkuar që deri të premten presidenti të tërhiqej nga posti i tij. Në gjithë vendin mijëra vetë demonstruan përsëri. Në sheshin Tahriri në kryeqytetin Kajro demonstruesit  qëndruan, megjithë shtetrrethimin, deri në mëngjes.. Demonstrata  u zhvilluan në mënyrë paqësore fillimisht. Por reporterët thanë se gjatë natës ka pasur përsëri të shtëna. Një grup personalitetesh me influencë në Egjipt krijuan së bashku një "këshill të burrave të mençur" dhe i kërkuan presidentit Mubarak që t`ia kalojë kompetencat për një periudhë kalimtare zevëndëspresidentit Omar Suleiman. Mubarak ka deklaruar të enjten se nuk ka ardhur ende koha e duhur për të dhënë dorëheqjen. 

Pas protestave të vazhdueshme në Egjipt, presidenti i SHBA-së Barack Obama ka përforcuar kërkesën e tij për një ndryshim të shpejtë të pushtetit. Në një bisedë me telefon ai i ka kërkuar presidentit egjiptian Husni Mubarak, që të dëgjojë vullnetin e popullit të tij. Ai shpreson që Mubarak të marrë vendimin e duhur, tha më tej Obama. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian kërkuan në një deklaratë të përbashkët që Egjipti të ndjekë menjëherë rrugën për një qeveri të re. E ngarkuara për politikë të jashtme në BE, Catherine Ashton, do të udhëtojë së shpejti për në vendin e krizës.    

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›