Dhuna ndaj gazetarëve në Egjipt, ministri kërkon falje
Ministri Egjiptian i Financës Samir Raduan ka kërkuar falje për gazetarët e keqtrajtuar nga manifestuesit dhe nga ana e forcave të sigurisë.
"Dua t`ju kërkoj falje të gjithë gazetarëve, të gjithë të huajve dhe të gjithë egjiptianëve që kanë qënë viktima të dhunës dhe keqtrajtimeve", ka thënë Raduan.
Ministri ka pranuar se kur protestohet prej ditësh në vend, avancojnë kërkesat e drejta.