Shtetet e BE OK per bashkepunimin ekonomik

Megjithë mosmarrëveshjet e shumta shtetet e BE-së bien dakord për bashkëpunim të ngushtë në politikat ekonomike në një pakt koordinimi të ngushtë me konkurrencën. Mes vendeve me monedhën e përbashkët ekziston një unitet për një pakt të tillë, tha kancelarja Angela Merkel pas samitit të BE-së në Bruksel. Ajo e kishte propozuar një pakt të tillë së bashku me presidentin francez Nicolas Sarkozy.
Në këtë kuadër presidenti francez Sarkozy theksoi se rënia dakort do të tregonte vendosmërinë europiane për të zgjidhur problemet e saj. Për disa vende të vogla të eurozonës megjithatë disa elementë të këtij propozimi do të ishin të vështirë për tu pranuar, ndërsa të tjerë deklaruan se ndjehen të lënë jashtë diskutimeve. Hollësitë e kësaj marrëveshjeje do të diskutohen në nja takim të vendeve të euro-zonës në mars. Propozimet e bëra bëjnë të mundur frenimin e borxhit si në Gjermani, si dhe standarte të përbashkëta për tatimet e sipërmarrjeve, për shpenzimet lidhur me risitë dhe moshën e daljes në pension.
Delina Bitraku