E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat ndaj Berluskonit: "Nuk do të dorëzohem"

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, ka folur sërish kundër Gjykatës. Ai ka thënë se pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të, gjithësesi nuk do të dorëzohet.

" Nuk duhet të dorëzohem, unë jam shembulli i rezistencës. Që prej 17 vitesh më akuzojnë për të më dërguar në shtëpi, por unë vazhdoj të mbaj vendin tim", ka thënë kryeministri në një lidhje telefonike gjatë një feste të partisë PLD.
 

Ai ka shtuar se mbi të ka sulme për një dhunë të niveleve të larta por gjithsesi Berluskoni ka pohuar se do të ecë përpara. "Këto proçese false do të jenë një boomerang", ka thënë kryeministri i Italisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›