Egjipti në gjendje gatishmërie
Ata kane çare fillimisht muret rrethuese te policeve dhe kane hyre ne këtë institucion, duke thyer dritare e dyer dhe djegur dokumente ne te. Pas kësaj ngjarje te rende, ka patur një aksion te shpejte te policisë qe ka përdorur shkopinj gome e gaz lotsjellës për te shpërndarë tubuesit. Sipas raportimeve, ne Kajro janë dëgjuar serish te shtëna. Nga përleshjet te paktën 500 persona janë plagosur nga tubuesit ndërsa 50 te tjerë nder radhët e policisë. Protesta pasoi vrasjet e pese policeve egjiptiane ne kufi. Ky incident diplomatik rrezikon marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Izraelit, shtet ky qe ka tërhequr te gjithë stafin ne shtëpi. Mbrëmjen e te shtunës pritet një mbledhje urgjente e këshillit ushtarak, qe qeveris aktualisht ne Egjipt pas rrëzimit te Mubarakut. Ndërkohë, ende nuk ka patur ndonjë qëndrim zyrtar te diplomacisë izraelite.